23.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Google thyen rekordin e jetëgjatësisë së përditësimeve me Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro

- Advertisement -

Telefonët e ardhshëm të Google Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro mund të vinë me 7 vite përditësime softueri sipas një raporti nga 91Mobiles.

Kur të debutojnë më 4 Tetor, Pixel 8 Pro pritet të kushtojë 899 dollarë, po aq sa Pixel 7 Pro, ndërsa Pixel 8 do të fillojë nga 699 dollarë, një rritje me 100 dollarë krahasuar me Pixel 7.

Sipas raportit nuk është e qartë nëse Google do të ofrojë 7 vite përditësime madhor të sistemit operativ Android, apo 7 vite përditësime sigurie.

Megjithatë mbetet një përmirësim i madh krahasuar me Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro të cilët Google ka thënë se do të ofrojë tre versione madhore Android dhe pesë vite përditësime sigurie.

Nëse bëhet realitet, Google do të linte pas Samsung që premton pesë vite përditësime për Galaxy S23 dhe po aq nga OnePlus për modelin OnePlus 11.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit