Rezultatet e kërkimit të Google në desktop do të kenë lëvizje të vazhdueshme gjatë shfletimit, një funksionalitet që vjen një vit pas debutimit në mobile.
Në të kundërt Google automatikisht do të gjenerojë rezultatet e ardhshme në faqen që jeni pasi të keni mbërritur fundin e listës aktuale.
Nëse përdorni Google në mobile, ky opsion duhet të jetë familjar për juve.
Mbërritja e këtij funksioni në desktop do ta bëjë eksperiencën e Google Search më konsistente mes pajisjeve dhe platformave.
Ngjashëm me lançimin e versionit mobil, fillimisht do të jetë i disponueshëm për gjuhën angleze në SHBA ndërsa gradualisht të mbërrijë tek më shumë përdorues në të ardhmen. /PCWorld Albanian/