8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Google sfidon Samsung me smartfonin e parë me ekran me palosje

- Advertisement -

Në qershor Google ka planifikuar ti bashkohet Samsung në tregun e smartfonëve me ekrane me palosje me debutimin e Pixel Fold, raportoi CNBC. Pajisja do të kushtojë afro 1700 dollarë dhe është në një linjë me çmimin e ofruar nga Samsung.

Pixel Fold do të prezantohet në Google I/O në Maj ndërsa Google synon ta reklamojë smartfonin si pajisja me ekranin më të qëndrueshëm me palosje. Kur të hapet, Google Fold do të ketë ekran prej 7.6-inç, po aq sa Galaxy Z Fold 4 dhe do të hapet në formën e një libri.

Do të jetë rezistent ndaj ujit, të mbahet lehtësisht në xhepa kur është i palosur dhe të ketë një bateri e cila mbijeton për të paktën 24 orë.

Shumica e pajisjeve Google Pixel kanë çmime të përballueshme por Pixel Fold vjen me një çmim tjetër për shkak të kostos së ekranit dhe boshtit të palosjes. Kompania prej kohësh ka nisur përpjekjet për adaptimin e Android për pajisjet me ekrane me palosje dhe CNBC thotë se Pixel Fold do të demonstrojë më së miri eksperiencën e një telefoni të tillë krijuar nga Google.

Me Pixel Fold që po vjen në Qershor, Google do të fitonte garën me Apple në këtë industri. Ka pasur spekulime prej kohësh se Apple po eksperimenton me një pajisje të tillë, por kompania mund ta sjellë teknologjinë fillimisht në iPad.

Analistët sugjerojnë nga ana tjetër se një iPhone i tillë nuk do të vijë deri në 2025. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit