15.6 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Google Hangouts jep lamtumirën e fundit

- Advertisement -

Një prej emrave më me influencë në botën e softuerëve të komunikimit Google Hangouts po jep lamtumirën e fundit.

Kompania konfirmoi se më 1 Nëntor 2022 Hangouts nuk do të jetë më i aksesueshëm për përdoruesit ndërsa po kërkon të modernizojë suitën Google Workspace.

Përdoruesit tashmë do të drejtohen tek Google Chat ndërsa kompania po punon për unifikimin e shërbimeve të komunikimit.

Përdoruesit të cilët tentojnë të aksesojnë Hangouts do të shohin një mesazh “Duke filluar nga 1 Nëntor 2022, Hangouts në ueb do të ridrejtojë përdoruesit në Chat on Web. Ne rekomandojmë kalimin në Chat.”

Lajmi është goditja e fundit që Hangouts merr pasi u njoftua mbyllja e shërbimit në 2020. Aplikacionet Android dhe iOS janë hequr nga dyqanet në Korrik të 2022 ndërsa shtojca zyrtare e Chrome gjithashtu.

Përdoruesit mund të përdorin shërbimin Google Takeout për të shkarkuar të dhënat e Hangouts deri më 1 Janar 2023. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit