Selena Gomez siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa mori pjesë në Festivalin e 40-të Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.
Për mbrëmjen e mbushur me yje të mbajtur në Teatrin Arlington në Kaliforninë jugore, krijuesja 32-vjeçar i hitit “Good For You” mahniti me një minifustan me ngjyrë të bardhë
Sa i përket aksesorëve, Selena pozoi me unazën e saj të fejesës me diamant prej 1 milion dollarësh që e mori nga Benny Blanco.
Në këtë event ishin të pranishëm Ariana Grande, Fernanda Torres, John Magaro, Mikey Madison, Monica Barbaro dhe Sebastian Stan.