Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në përpjekje për ta përkrahur Faton Pecin ka fyer kundërkandidatin e tij nga PDK-ja për Mitrovicën, Arian Tahirin.
Me ngritje zëri në skenë në palestrën “Minatori”, Kurti ka thënë se PDK-ja ka hyrë në garë me gomë rezervë, pasi kryetari aktual, Bedri Hamza refuzoi mandatin e ri.
Kjo partia tjetër që ka qenë në pushtet këto katër vjet, nuk po garon edhe për një mandat tjetër, prandaj kryetari aktual edhe naj ditë edhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë”, ka fyer rëndë Kurti.
“Po nuk shkohet në Mitrovicë e për Mitrovicën me gumë rezervë. E me që s’ki çka ju bon, kryetari nuk po e don edhe një mandat, prandaj, nesër, e diel, 12 tetor, keni shansin që gumën rezervë me ua shfry e me ua qit në bandash e me ba Faton Pecin kryetar”, ka vazhduar fyerjet Kurti.