Goli i futbollistit kosovar, Arbnor Mujës ka qenë ndër vendimtarët në fitoren e thellë të Antwerp kundër Standart Liege.
Antwerp triumfoi 4:1 ndaj St.Lieges, në kuadër të javës së 22-të kampionale duke vazhduar edhe luftën për titull të kampionit.
Arbnor Muja realizoi golin e dytë për Antwerpin në minutën e 29-të, gol i cili i dha qetësinë skuadrës belge në vazhdim.
Ish-futbollisti i Dritës së Gjilanit u aktivizua nga minuta e parë e deri në të 83-tën minutë.
Antwerp me këtë fitore është në pozitën e tretë me 45 pikë, dhjetë më pak se lidri Genk./