Një natë e paharrueshme për historinë e Dritës ✅️
⚽️Albert Dabiqaj shënoi golin e parë të klubit në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, një gol historik që do të mbahet mend gjatë.
Por festa nuk ishte vetëm për golin pasi të gjithë futbollistët u drejtuan te kapiteni Rron Broja, lideri dhe ikona e skuadrës, i cili sapo është rikthyer nga lëndimi. 🙌
29-vjeçari, që në verë refuzoi oferta të shumta nga kampionate evropiane, zgjodhi të qëndrojë besnik dhe ta udhëheqë Dritën në arenën ndërkombëtare. ✅ Broja është simbol i besimit, përkushtimit dhe harmonisë që po e karakterizon këtë skuadër.
Kjo Dritë është më e bashkuar se kurrë, dhe në qendër të gjithçkaje qëndron kapiteni i saj Rron Broja ⭐️
Olle