Nedim Bajrami ka hyrë në historinë e Kampionateve Evropiane pasi ka shënuar golin më të shpejtë në histori! Në sekondën e 23, mesfushori i kuqezinjve shënoi kundër Italisë duke e çuar Kombëtaren në avantazh në përballjen për EURO 2024. Mediat më të mëdha europiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë golit të Nedim Bajramit ndaj Italisë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin e Dortmundit. 25-vjeçari ka hyrë tashmë në historinë e këtij kometicioni pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Europiani në vetëm 23 SEKONDA.
BBC shkruan se Bajrami goditi fort topin në këndin e sipërm të djathtë të portës, pasi Federico Dimarco llogariti plotësisht gabim një rivënie anësore.
“Shqipëria kishte shënuar vetëm një gol në një turne të madh përpara të shtunës, por ai i Bajramit ishte i veçantë për të siguruar të dytin. Ai theu një rekord që ka qëndruar për 20 vjet, duke mposhtur 67 sekondat që iu deshën Dmitri Kirichenko për të shënuar për Rusinë kundër Greqisë në Euro 2004. Skuadra e Sylvinhos është në një grup të vështirë dhe kalimi në fazën me eliminim direkt duket i pamundur. Pavarësisht nëse do të gjejnë apo jo një rrugëdalje nga grupi, turneu i sivjetshëm do të mbajë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve shqiptarë për vitet në vijim dhe rekordi i Bajramit do të zgjasë jo pak” –shkruan BBC.
Ndërsa “The Independent” shkruan në një shkrim të saj se “23 sekonda para tyre, Donnarumma kishte bërë pritjen që vulosi lavdinë evropiane për Italinë në Londër, në 2021”.
“Pak orë më parë, një tifoz shqiptar theu me guxim makaronat para tifozëve italianë. Tani ishte një sulmues shqiptar që thyeu një rekord në kurriz të lojtarëve të dëshpëruar italianë, duke rrëzuar nga froni Dmitri Kirichenko me golin e tij për 44 sekonda në Euro 2004” – citon gazeta britanike.
“Përplasja e Shqipërisë me Kroacinë të mërkurën mund të rezultojë vendimtare në planin afatgjatë, me këtë të fundit që duhet të ringrihet nga një humbje çuditërisht gjithëpërfshirëse 3-0 ndaj Spanjës, e cila luajti në Berlin më herët të shtunën. Shqipëria do të hyjë në lojë nëse Spanja ndëshkon thellë edhe Italinë, por gjithsesi duhet bërë diçka më shumë ndaj ballkanasve” – shkruan “The Independent”.
Edhe “Daily Mail” nënvizon gjithashtu se Shqipëria shihet si skuadra më e dobët në “grupin e vdekjes”, të përbërë nga ata, Italia, Spanja dhe Kroacia.
“France 24” shkruan se “Bajrami ka bërë historinë” duke theksuar se “shtëpia e Borussia Dortmundit ishte një det i tifozëve shqiptarë të eksituar të stolisur kuqezi, të cilët përbënin shumicën dërrmuese të tifozëve. Ata vështirë se mund ta besonin kur ekipi i tyre, i trajnuar nga ish-mbrojtësi i majtë brazilian i Arsenalit dhe Barcelonës, Sylvinho, zhbllokoi rezultatin pothuajse menjëherë në fillim”.
Media franceze shkruan më pas se si Italia e ktheu menjëherë rezultatin dhe në pjesën e dytë u zmbraps./ZËRI