Tashmë është e qartë se me kënd do të ndeshet Prishtina në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Golden Eagle Ylli ka mposhtur Ponte Prizrenin.
Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar të enjten ka qenë 93:78 (28:18, 23:18, 22:22, 20:20).
Ylli krijoi herët epërsi dhe e ruajti atë deri në fund.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Chris Harris me 17 pikë e 14 kërcime dhe Rashun Davis me 25 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Adam Grant me 23 pikë dhe Wayne Arnold me 26 pikë.
Në takimin tjetër gjysmëfinal do të përballen Trepça dhe Rahoveci.