2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Gold AG thotë se iu ndalua hyrja në Greqi për shkak të këngëve të tij

- Advertisement -

Arian Agushi, i njohur me nofkën Gold AG, ka njoftuar se i është ndaluar hyrja në Greqi për shkak të këngëve të tij.

Siç njofton reperi, ai ishte nisur drejt Greqisë për dy koncerte sot e nesër. Por ai tha se gjatë kontrollit të pasaportave u mbajt i mbyllur nga mesnata e deri orët e para të mëngjesit të sotëm, kur u njoftua se iu ndalua hyrja në territorim grek.

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollen e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herave tjera”, ka shkruar Gold AG.

Ai dyshon se dikush e ka spiunuar, derisa thotë se nuk është fajtor që është shqiptar.

“Kushdo që ka spiunu, dua t’i them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekur nga rrahjet e torturat, por emra nuk kemi qit .E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar, se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se… s’jam fajtor që jam shqiptar”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit