Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kur ishte për vizitë në Hagë, Selimi i pati treguar se ka punuar disa piktura, por siç tha artisti, i ka menduar të zakonshme, dhe jo kaq profesionale sa janë.
“NË GARË ME BOTËN GRI” ekspozita personale e vëllaut Rexhep Selimi. Kur isha në vizitë në Hagë më tha i kam punu disa piktura, them të drejtën i mendova të zakonshme. Por këto që po i shoh nga afër janë më profesionale sesa që i imagjinova. Vëlla të presim në Kosovën që me 1 pushkë e 7 trimëri e çlirove me shokët e tu çlirimtarë”, ka shkruar Gold Ag.