Këngëtari shqiptar, Gold Ag, është bërë baba për herën e dytë, ditën e sotme (e diel).
Ai dhe bashkëshortja e tij, janë bërë prindër sërish të një djali.
Këtë lajm të bukur e dha vet ai përmes rrjeteve sociale.
Front, është emri i cili çifti kanë vendosur ta pagëzojnë djalin e tyre.
Në ‘Instagram’ postoi një fotografi me djalin në duar, duke treguar që po ndihet i lumtur dhe i bekuar me ardhjen në jetë të Frontit.
Ndryshe, çifti kanë edhe një djalë tjetër i cili quhet, Gueril.