Egjipti e ka siguruar kualifikimin në Kampionat Botëror që mbahet vitin e ardhshëm që mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.
Të udhëhequr nga ylli i Liverpoolit, Mohamad Salah, i cili realizoi dy gola, kombëtarja e Egjiptit fitoi me rezultat 3:0 ndaj Gjibutit, derisa i treti u realizua nga Ibrahim Adel.
Egjipti pas nëntë ndeshje në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve Afrikane, ka grumbulluar 23 pikë, ku prin në Grupin A, me peë pikë më shumë se Burkina Faso.
Kujtojmë që kjo është hera e katërt që Egjipiti siguron pjesmarrjën në Kupën e Botës, pas viteve 1934, 1990 dhe 2018.