Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë në “Pressing” të T7, se përgjegjësia për ngërçin politik duhet të ndahet.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë propozimin për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Teksa ka zhvillime të shumta në botë, përfshirë edhe deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Gola tha se LVV nuk ka përgjegjësi absolute për këtë fazë krize politike.
“Nuk mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e bartë përgjegjësinë absolute për fazën e ngërçit politik dhe institucional, ngase ajo është përbrenda kufrit kushtetues, ka bërë propozimin për kryetar të Kuvendit dhe është topi te opozita për me votu. Në këtë rast do të duhej me u nda përgjegjësia e jo me thënë pse s’po e ndryshon ti që ta votojmë ne”, tha Gola.