11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Gola ironizon me opozitën: Inflacioni i ka prekur kërkesat opozitare për themelim të komisioneve hetimore

- Advertisement -

Deputetit të VV-së, Ardian Gola, nuk po i pëlqejnë iniciativat e opozitës për themelimin e komisioneve parlamentare hetimore.

Ai sot e ka kundërshtuar iniciativën e PDK-së, për themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në adresimin e tij në seancën e sotme, Gola ka ironizuar me këtë kërkesë, duke thënë se inflacioni i ka prekur kërkesat opozitare për themelimin të komisioneve hetimore.

Si duket inflacioni s`po ka të ndalur. Pak a shumë e ka përfshirë edhe jetën parlamentare dhe mbi të gjitha e shoh se inflacioni i ka prekur kërkesat opozitare për themelimin e komisioneve hetimore. Për shkak se po e shoh që ka një disproporcionalitet gjithnjë më të madh në mes të temave që përligjin themelimin e komisioneve hetimore dhe kërkesave”, ka thënë Gola.

Ai ka bërë me dije se kjo qasje e opozitës po e pengon punën e Kuvendit.

Gjithsesi unë e kuptoj, opozita duhet t`i bëj politika e veta, pa çka kjo është duke e dëmtuar edhe dinamiken legjislative të kësaj legjislaturës”, është shprehur Gola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit