8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gola i VV-së shpërndan një postim skandaloz ku u kërkohet gazetarëve të Klan Kosovës ta lënë punën

- Advertisement -

Ardian Gola, deputet i VV-së, ka shpërndarë një postim me përmbajtje skandalozë të një qytetari pothuajse të panjohur me emrin Agim Morina.

Në postimin, me të cilin Gola pajtohet, u kërkohet gazetarëve të Klan Kosovës të bojkotojnë e të pushojnë së punuari për këtë televizion, të cilit iu hoq ditë më parë certifikata e biznesit.

Në këtë shkrim, Morina e barazon Klan Kosovën me regjimin e Millosheviqit, ish-diktator i Serbisë, që botërisht njihet si “Kasap i Ballkanit”.

“Në këtë vijë, vetë gazetarët e Klan Kosovës do të duhej ta kishin bojkotu e lanë punën në këtë kompani, ndërsa shtëpitë e tjera mediatike, në shenjë solidariteti, do të duhej t’i kishin marrë në punë të gjithë gazetarët e Klan Kosovës në kompanitë e tyre mediatike, vetëm e vetëm me kallxu që Peja e Gjakova KURRË MA nuk kanë me u shkru e nënshkru se janë në Serbi. Kurrë ma ‘Djakovica – Srbija’ e ‘Pec – Srbija’!”” – shkruante Morina në shkrimin të cilin e ka shpërndarë Gola.

E pas përfundimit të citimi, Gola kishte edhe një koment për shkrimin.

“Personalisht, si qytetar dhe si deputet, e kam saktesisht dhimbjen e njejte me kete te Agim Morines. Ky eshte edhe motivi i reagimit tim. Edhe vec si simbolike ky rikujtim flet shume. Por, e kuptoj, nuk mund t’i flet atyre qe integritetin dhe dinjitetin e kane lluks.” – shkruan Gola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit