5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Gola i reagon Haradinajt: Situata në veri, pasojë e politikave të mëparshme e jo Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Haradinaj kishte thënë se “për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb”, ndërsa kishte akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për krijimin e “terrenit për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë”.

Gola ka shprehur dyshime në lidhje me kontekstin e deklaratave të Haradinajt.

Ai ka thënë se nëse Haradinaj po i referohet periudhës para ardhjes në pushtet të LV-së, atëherë sipas tij, ai vetë ka pasur një pjesë të përgjegjësisë për situatën në veri.

“Gjendja e veriut është krejtësisht rezultat i politikave të qeverisjeve të kaluara, ku bën pjesë edhe z. Haradinaj. Prandaj, nëse po i referohet asaj kohe, përgjegjës për atë gjendje është edhe vetë ai,” theksoi Gola.

Nëse Haradinaj i referohet gjendjes aktuale, Gola argumenton se kjo është një perceptim i pasaktë.

“Dukshëm, Haradinaj është i pa informuar sepse aty kanë ndodhur një seri zhvillimesh të frytshme në funksion të normalizimit të jetës qytetare,” tha Gola, duke përmendur përparimet si eliminimin e targave ilegale dhe funksionalizimin e postave të Kosovës.

Deputeti i LVV-së theksoi se veriu i Kosovës nuk ka qenë kurrë më mirë që nga ndarja para dy dekadash dhe shpreson se situata do të vazhdojë të përmirësohet.

“Aty do të bëhet më mirë se kaq, vetëm atëherë kur bashkëqytetarët serbë të asaj pjese, ose më saktë, përfaqësuesit e tyre politikë, shkëputen nga politika serbomadhe e vetëshkatërruese e Vuçiqit dhe kontribuojnë bashkërisht me komunitetet e tjera në ndërtimin e vendit brenda rendit kushtetues,” tha ai.

Gola përmendi gjithashtu se është dakord me konstatimin e Haradinajt për njohjen e ndërsjellë si zgjidhje me Serbinë, por beson se politika aktuale e Kosovës, përveç LVV-së, nuk ka qenë e drejtë për arritjen e këtij qëllimi.

Ai përfundoi me një shpresë për rrugën që do të ndjekë Kryeministri Kurti: “Unë kam kohë që besoj se rruga e Kryeministrit Kurti është e drejtë dhe vazhdoj të besoj. Ta shohim. Por rrugë tjetër nuk ka.”

https://www.facebook.com/share/p/DFCvKztqZT4MU6qU/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit