Home Lajme Gola ekzaltohet nga fjalimi i Kurtit: Audienca shprehu atë ofshame çlirimi të së vërtetës së ndrydhur

Gola ekzaltohet nga fjalimi i Kurtit: Audienca shprehu atë ofshame çlirimi të së vërtetës së ndrydhur

0
Gola ekzaltohet nga fjalimi i Kurtit: Audienca shprehu atë ofshame çlirimi të së vërtetës së ndrydhur

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, është entuziazmuar nga paraqitja e kryeministrit Kurti në Forumin e Bledit në Slloveni, më konkretsht për polemiken më kryeministren e serbe, Ana Bërnabiq.

Ndonëse presidenti francez, Emmanuel Macron sot në fjalimin e tij para ambasadorëve, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk sillen më përgjëgjësi, Gola është shprehur i lumtur për duartrokitjet që kryeministri Kurti ka marrë në një panel diskutimi në Bled të Sllovenisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai fillimisht ka krahasuar përfaqësimin e kryeministrit Kurti më atë të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Qasja e dikurshme ndaj Serbise neper panele diskutimi me prani nderkombetare ishte “we are not problematic guys”. Kjo qasje normalisht e rehabilitonte Serbine nderkombetarisht dhe e bente Vucicin te zgerdhihej para audiences”, ka shkruar Gola.

Më pas, deputeti i Vetëvendosjes dhe profesori i sociologjisë ka shpërthyer në lavdata dhe gezim për përfaqësimin e sotëm të Kurtit.

Sot, Kryeministrit Kurti perdori qasjen qe Kosova do te duhej ta kishte kahmotshem: “Serbia eshte fajtore per mosnormalizim te raporteve me Kosoven”. Kjo qasje perpos qe e ben Brnabiqin te shprehe grimasa nervozerie, zhvesh lakuriq hipokrizine dhe destruktivitetin e Serbise para nderkombetareve” u shpreh ai.

Nga ana tjeter, duartrokitjet e audiences sikur shprehnin ate ofshame clirimi te se vertetes se ndrydhur dhe teresisht te pezdredhur per dialogun dhe raportet e Kosoves me Serbine. Sikur donin te thoshin: “Me ne fund, dikush ia perplasi te verteten hundeve Beogradit”.

Kjo eshte permbysja cilesore e raporteve me Serbine, per te cilen deshperimisht ka pasur nevoje Kosova”, tha ai.

Exit mobile version