Home Sport Gola dhe spektakël, tri duele në Premier League përfundojnë baras

Gola dhe spektakël, tri duele në Premier League përfundojnë baras

0
Gola dhe spektakël, tri duele në Premier League përfundojnë baras

Barazime me gola në tri takimet e Premier League. Brighton dhe Liverpool ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “Amex Stadium”, ndërkohë që i njëjti rezultat u regjistruar edhe në West Ham-Newcastle. Derisa pa fitues ishte edhe dueli Wolves-Aston Villa 1-1.

Simon Adingra kaloi “pëllumbat” në avantazh (20’) pas disa gavae të lojtarëve miq, por The Reds përmbysën rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Me anë të Momo Salah, i cili realizoi dy gola. Të parin pas asistit të Darwin Nunez dhe të dytin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, skuadra e Roberto De Zerbit evitoi humbjen falë golit të kapitenit Lewis Dunk 12 minuta nga fundi.

Spektakël dhe gola edhe në West Ham-Newcastle. Vendasit e mbyllën fraksionin e parë në avantazh nëpërmjet golit të Tomas Soucek. Suedezi Alexander Isak realizoi dy herë brenda pesë minutave, duke kaluar bardhezinjtë në avantazh. Por, skuadra londineze shënoi sërish një minutë përpara fundit.

Me ganezin Mohammed Kudus që i dhuroi një pikë të rëndësishme skuadrës së David Moyes. Barazim edhe takimi Wolves-Aston Villa (Hee-Chan Hwang/Pau Torres).

Exit mobile version