Home Sport Gol dhe asist, Messi përcaktues në fitoren e Inter Miamit (Video)

Gol dhe asist, Messi përcaktues në fitoren e Inter Miamit (Video)

0
Gol dhe asist, Messi përcaktues në fitoren e Inter Miamit (Video)

Lionel Messi, ishte përcaktues i fitorës së Inter Miamit.

Ai shënoi gol, por edhe bëri një asist në fitoren ndaj Sporting Kansas City me rezultat 2:3.

Messi, në minutin e 18-të realizoi një asistim fantastik që mundësoi barazimin e rezultatit 1:1.

Fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, i dha epërsinë skuadrës së tij duke qëlluar cakun për 1:2, nga distanca në minutën e 51-të.

Luis Suarez realizoi golin e fitores për 2:3 në minutën e 71-të të takimit.

Me këtë fitore, Inter Miami përkohësisht merr lidershipin në Konferencën Lindore me 15 pikë pas nëntë ndeshjeve (katër fitore, tri barazime, dy humbje).

 

Exit mobile version