-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Gol, asistim dhe “yli i ndeshjes” për Muriqin në barazimin me Barçën

- Advertisement -

Vedat Muriqi ka shkëlqyer për Mallorcën në ndeshjen ndaj Barcelonës, anipse ndeshja e xhiros së shtatë u mbyll me barazim 2:2. Derisa ylli dardan gjithashtu mori edhe çmimin si “Ylli i Ndeshjes”.

Ishin vendasit ata që morën të parët avantazhin pas golit të shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e tetë të takimit, pas asistimit me kokë nga Antonio Sanchez. (1-0)

Pas golit të pësuar Barcelona u vu në kërkim të barazimit dhe shtoi intensitetin e lojës ku dhe arritën të shënojnë tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Raphinhas. (1-1)

Kur të gjithë mendonin se dy skuadrat do të shkojnë në pushimin mes pjesëve me këtë rezultat, në skenë doli përsëri Vedat Muriqi i cili asiston me kokë bashkëlojtarin Abdon Prats i cili nuk gaboi në një situatë ballë për ballë me Ter Stegen, për t’i dhënë avantazhin Mallorcas për herë të dytë në këtë përballje. (2-1) Me epërsinë prej një goli të vendasve përfundoi edhe pjesa e parë.

Goli i barazimit për ekipin e Xavit erdhi saktësisht dhjetë minuta më vonë pas anulimit të penalltisë, ku ata arritën të shënojnë me anë të Fermin Lopez i cili u asistua nga braziliani Raphinha. (2-2)

Pas kësaj ndeshje, Barcelona vazhdon të mbetet lider në tabelë, të paktën deri nesër në mbrëmje kur Real Madridi zhvillon ndeshjen e tyre ndaj Las Palmas. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit