Cole Palmer, që pritej të rikthehej pas një problemi në ijë, ka pësuar një dëmtim të ri – ka thyer gishtin e vogël të këmbës në një aksident në shtëpi.
Trajneri i Chelseat Enzo Maresca konfirmoi se 23-vjeçari do të humbasë të paktën tre ndeshjet e ardhshme: ndaj Burnleyt, Barcelonës dhe Arsenalit, raporton “Goal”.
Palmer nuk ka luajtur që nga 20 shtatori dhe deri tani ka vetëm katër paraqitje këtë sezon.
Sipas Marescas, “nuk është asgjë serioze”, por rikthimi i tij nuk pritet para fillimit të dhjetorit.
Mesfushori, i vlerësuar 120 milionë euro, synon të rikuperojë formën dhe të fitojë sërish vendin në ekipin e Anglisë, ndërsa Chelsea nuk pritet të rrezikojë kthimin e tij të parakohshëm.






