8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Goditje diplomatike”, raporte të ftohta: Çka tregon mospjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Tiranës

- Advertisement -

Analistë, politikanë dhe ish-diplomatë kanë vlerësuar se kjo dëshmon raportet jo të mira në mes të dy kryeministrave.

Megjithatë, ata kanë drejtuar gishtin nga kryeministri Albin Kurti, i cili para samitit kishte zgjedhur të shkonte të ligjëronte në një shkollë në Irlandë.

Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar se mungesa fizike e kryeministrit Albin Kurti në samitin e djeshme të Tiranës ka qenë e qëllimshme.

Ai ka deklaruar se në këtë mënyrë kryeministri kosovar ka dashur t`i dërgon disa mesazhe politike.

Mungesa është e qëllimshme dhe me mesazh të qartë politike. Vizita ku po qëndron kryeministri Kurti është diçka krejt periferike. Një vizitë që mund të bëj ndonjë lider i ndonjë institut apo OJQ. Pra, e atij niveli ishte, nuk është ndonjë vizitë e nivelit të lartë politik në Britani të Madhe”, ka thënë Maliqi për televizionin “A2”.

Sipas tij, me këtë veprim Kurti ka goditur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Synimi ka qenë që t`i dërgohet mesazh Shqipërisë, kryeministrit Rama mbi të gjitha, kjo është edhe një goditje diplomatike”, është shprehur Maliqi.

Edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, e ka fajësuar kryeministrin kosovar.

Nëse Kurti nuk ka mund të shkoi në Tiranë, ka thënë Milo, aty është dashur të jetë zëvendëskryeministri i tij.

Me sa jam informuar, z Kurti ka qenë në një vizitë në Irlandë, kështu që ndoshta nuk ka pasur mundësi fizike. Këtu ka diçka që nuk shkon, që është mes dy kryeministrave, kjo nuk do mend shumë që të kuptohet. Por ndonjëherë edhe agjenda e ngjeshur nuk lejon liderët të marrin pjesë në Samite. Protokolli e pranon që në vend të kryeministrit mund të vinte në Tiranë zv kryeministri ose ministri i financave. Mungesat ndonjëherë janë mesazhe të problemeve të marrëdhënieve mes dy vendeve. Edhe Mali i Zi nuk e di pse ka munguar me përfaqësuesit e vet, që duhet të ishte, sepse në Tiranë ishin përfaqësues të vendeve të rajonit. Por, ajo që na dhemb ne është raporti me Kosovën”, ka thënë Milo në emisionin “Open” në News 24.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti,ka thënë se mungesa në këtë samit është papërgjegjësi e Kurtit.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai ka thënë Kurti nuk ka kohë të humbas.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti e tregon veten të papërgjegjshëm së pari në raport me Tiranën, përderisa Tirana ka marrë dhe ka pas një angazhim permanent në të gjitha qeveritë e së kaluarës dhe së tashmes për Kosovën. Albinin unë nuk e kuptoj tamam, duhet ta dijë që gjërat zhvillohen aty ku është vendi dhe jo duke u larguar në BELFAST në një konferencë koti”, ka thënë Haliti.

Në këtë debat është përfshirë edhe analisti nga Shqipëria, Kreshnik Spahiu.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai ka thënë se me këto veprime Kurti po e fuqizon Ramën.

Ka ardhur koha që Shqipëria të jetë seriozë. Rama po fuqizohet për një arsye të thjeshtë, po shfrytëzon marrëdhëniet e dobëta të zbehta dhe konfliktuale të disa liderëve përfshirë dhe Albin Kurtin. Po shfrytëzon mandatin e Biden. Sa më shumë konfliktuohet Albin Kurti, Vuçiç, Mali i Zi dhe Maqedonia, aq më shumë fuqizohet Rama”, është shprehur Spahiu.

Pas kritikave të shumta, kryeministri mbrëmë vonë ka arsyetuar mosprezencen e tij fizike në këtë samit, ku përveç zyrtarëve evropianë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të rajonit.

“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë. Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi”, ka sqaruar Kurti.

Raportet jo të mira në mes të dy kryeministrave janë vërejtur prej kohës së ardhjes së Kurtit në pushtet.

Raportet në mes të dy vendeve kanë prekur piken më të ulët vitin e kaluar, kur për shkak të kritikave të ndërkombëtareve Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive.
Më pas, Rama kishte vizituar Kosovën, ku ishte takuar me lidershipin politikë të Kosovës, por kryeministri Kurti nuk e kishte pritur në takim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit