19.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

- Advertisement -

 

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tregon tek Grida Duma sesi snajperisti i Kosovës ka goditur snajperistin në anën tjetër, duke shpëtuar kështu Veriun e Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Duma: Është e vërtetë që ka pasur një snajper të jashtëzakonshëm atje?

Sveçla: Ka pasur disa, por ne i kemi zyrtarë policë të jashtëzakonshëm, e kam parasysh për çfarë po flet.

Duma: Është e vërtetë që momenti final ka qenë kur snajperi juaj ka goditur snajperin në anën tjetër?

Sveçla: Aa, nuk mund të themi cili është momenti final por di që është fol dhe për rekorde në kuptimin e goditjes saktë të snajperit kosovar.

Duma: Dhe ku ka qenë lartësia e snajperit atje?

Sveçla: Në fund të gjelbërimit, po. Duhet të kuptoni që edhe ata kanë qenë të atakuar. Kjo ka qenë një shkëmbim i jashtëzakonshëm i zjarrit dhe përfshi dhe me ngarkesa e të gjitha. Do të thotë ka qenë një konflikt i një intensiteti të jashtëzakonshëm për jetë a vdekje për të dy palët.

Duma: Nuk u mendove asnjë sekondë kur drejtori rajonal i policisë tha se ministër na vranë, i dhe urdhër që…

Sveçla: Neutralizo, arresto. Por as nuk mund të kesh përgjigje tjetër, dhe kryeministri të njëjtën përgjigje dha. S’ka pasur përgjigje tjetër.

Duma: Dhe u nise me urgjencë këtej?

Sveçla: Patjetër. Duke qenë se kemi punuar një kohë të gjatë realisht një prej sukseseve të mëdha tona është bashkëpunimi i të gjitha institucioneve, te ne themi pa hile dhe pjesë e suksesit të kësaj është ajo.

Duma: Më shkove në një pikë që shumë thelbësore, pa hile the, dhe djali i Enver Zyberit dhe Afrim Bunjakut aplikojnë për të qenë policë…

Sveçla: Dhe do të jenë policë të ardhshëm, kjo është madhështia. Por realisht sukseset tona po sjellin suksese të tjera. Shembulli i gjithë këtyre që kanë sakrifikuar shumë jo vetëm është një orientim po dhe po hap rrugë.

Të ngjashme

Të fundit