Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka thënë se është nervozuar nga veprimi i Joz Markut kur përdori sulm fizik ndaj Gjestit, në Big Brother VIP Albania.
Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, Rama ka treguar se si do të vepronte ai po të ishte në vendin e Gjestit, në momentin kur Jozi e sulmoi.
“Unë jam njeri shumë i qetë deri të më prek një person tjetër, sepse kur më prek një person tjetër më nuk jam i qetë, sepse nuk ka të drejtë askush të të prek hiç ashtu. Por atë ditë kur i ndodhi Gjestit, kisha pasë qejf të jem atje, në atë moment edhe e kishim parë se si do të vazhdonte, pasi Jozi kishte të drejtë ta prekë dikë edhe unë e kisha prek”.
“Më pas e kishim pa, a është mirë apo jo?”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv