Një edukatore e një kopshti në Pejë sot është goditur me shufër metalike.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjendja e pacientës është stabile dhe se e njëjta është liruar.
“Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një paciente e lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta. Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore”, thuhet në njoftim.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orën 10:40, policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren, duke i shkaktuar lëndime”, tregon Gashi.






