19 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Goditi me derë të automjetit një person në Drenas, arrestohet i dyshuari pas 16 ditësh

- Advertisement -

Një burrë është arrestuar në Poklek të Ri të Drenasit të enjten, pasi dyshohet se më 27 gusht kishe lënduar një burrë tjetër, duke e goditur me derë të automjetit.

Sipas policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Me datë 11.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime duke e goditur me derën e automjetit, dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit