Muaj më parë Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kishte ndërmarrë një operacion të suksesshëm që ka rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të dokumenteve të zbrazëta (blanko) të shteteve të ndryshme dhe pajisjeve që shërbejnë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu gjatë muajit janar të këtij viti njësitë e rendit të Policisë së Kosovës në Prishtinë kishte ndaluar një automjet me targa vendore, që drejtohej nga i dyshuari me inicialet F.K., ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e madhe e dokumenteve të zbrazëta.

Në të njëjtën ditë, në një shtëpi të dyshuar në lagjen Veternik të Prishtinës është zbuluar një laborator i pajisur me makina të ndryshme lazerike, printerë dhe pajisje të tjera që përdoren për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si dhe dokumente blanko me kopertina të shteteve të ndryshme të Evropës dhe botës.

Por hetimet nuk kishin përfunduar me kaq. Hetime intezive nga Policia e Kosovës kanë vazhduar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Europol-in.
Sot më 23.04.2025 është siguruar prezenca dhe është intervistuar edhe I dyshuari tjetër me inicialet SH.E., si pjesë e grupit.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale (PSRK-së), është dërguar në mbajtje për 48 orë