21.2 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Goditet në Tiranë një grup ndërkombëtar i shfrytëzimit të prostitucionit, 48 gra të trafikuara

- Advertisement -

Një rrjet kriminal ndërkombëtar i përfshirë në trafikimin e vajzave nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore drejt Shqipërisë për shfrytëzim prostitucioni u shkatërrua nga një operacion i gjerë i autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST dhe policitë e Kolumbisë e Kroacisë.

Operacioni, i zhvilluar në kuadër të një hetimi disa mujor të Prokurorisë së Tiranës (procedimi penal nr.846/2025), çoi në ekzekutimin e 19 masave sigurie – 9 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi – ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, të cilat ishin trafikuar për qëllime prostitucioni përmes platformave online “eskort”.

Në krye të rrjetit ishte shtetasi L. B., 25 vjeç, arrestuar në Kolumbi, që rekrutonte vajzat dhe organizonte udhëtimet drejt Shqipërisë. Ato shfrytëzoheshin në hotele në Tiranë, nën kërcënime dhe dhunë. Një nga të arrestuarit kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku” si vend prostitucioni, ndërsa të tjerë përfshiheshin në logjistikë, menaxhim financiar përmes kriptovalutave dhe shpërndarje droge.

Të ngjashme

Të fundit