Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit.
Cak i këtij operacioni dyshohet të ketë qenë një grup i njohur në këtë qytet. Burime të portalit Indeksonline bëjnë të ditur se aksioni lidhet me personat që në opinion njihen si grupi i “Kaqinarëve”.
Sipas këtyre burimeve, prokurori Kryeziu dhe njësia speciale e policisë kanë ndërmarrë veprime operative ndaj disa personave që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi.
Operacioni është zhvilluar në disa lokacione në Prizren, ndërsa mësohet se gjatë aksionit janë kryer kontrolle dhe verifikime ndaj disa personave. Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksionin. Burimet theksojnë se grupi në fjalë në opinion njihet si një ndër grupet më të përfolura në qytetin e Prizrenit për aktivitete të fajdeve






