7.3 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

“Godet” Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

- Advertisement -

Pak ditë pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova 3, një skandal i ri ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik. Finalistja Xheneta Fetahu ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën, fituesin e këtij edicioni, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime.

Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet qartë se ka prirje për flirt me të. Për më tepër, ai shprehet se nuk ka më interes për Saren, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK3.

Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët:
“S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhe ma rdh pa të pyt a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty.”

Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni. Ajo nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se dëshironte të mbrohej dhe të tregonte të vërtetën për sjelljen e boksierit pas përfundimit të spektaklit.

Ky skandal ka ndezur debate të shumta mes ndjekësve të BBVK3. Disa janë në mbështetje të Xhenetës, duke e quajtur veprimin e saj si një akt guximi, ndërsa të tjerë pyesin për motivet e publikimit të këtyre bisedave dhe nëse ato janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Drilon Rama ende nuk ka reaguar publikisht mbi akuzat, por pritet që ky zhvillim të ketë një ndikim të madh në imazhin e tij si fitues i edicionit të tretë të BBVK. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit