Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi ka thënë se institucionet nuk janë lodra politike dhe se paraja publike nuk është karrem për vota.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në vend dhe qeverisjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ai përmes një postimi në Facebook tha se shteti nuk është pronë partie.
“Sot, në vend të qartësisë, po shohim lojë me institucione. Në vend të ligjit, po shohim vendime që ndryshohen sipas interesit të ditës. Rasti i Listës Serbe është dëshmi e gjallë:*Sot miratim buxheti.* Nesër moscertifikim.* Pasnesër rikthim i vendimit, siç ndodhi edhe gjashtë muaj më parë”, shkruan Remi.
“Kjo nuk është qeverisje. Kjo është hile politike mbi kurrizin e shtetit.Qytetarët nuk kërkojnë defunksionalizim të institucioneve.Qytetarët kërkojnë funksionalizim të plotë të shtetit”, thekson ai, transmeton Klankosova.tv
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit mes tjerash thekson se pushteti ta blejë besimin me ndarje parash siç tha ai jo transparente.
“Sot, kur besimi po bie, pushteti po përpiqet ta blejë me ndarje parash jo transparente, me projekte të shpejta, të paqëndrueshme dhe jashtë çdo logjike zhvillimi.Kjo nuk është ndihmë sociale, kjo është joshje elektorale me hije korrupsioni.






