7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Godet” Konjufca: BE-ja smundet me vendos për Kosovën sa i përket Asociacionit!

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë ka folur lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe dhe draftin.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të vendos se kur Kosova të dërgoj komente sa i përket Asociacionit.

“Ky nuk është vetëm kushtëzim, gjithkush që mendon që drafti i cili është dorëzuar, propozimi Franko- gjerman, nëse dikush mendon që ky është një dokument përfundimtarë, i cili për Kosovën është merre ose leje, me përkthy i bjen që Kosovës i është marrë  një ingerencë shumë e rëndësishme shtetërore, të cilën e ka të garanatuar dhe me procesin e negociatave dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, që i kemi arritur deri më tash. Ka bazë dhe në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo është kompetenca që Kosova vet me propozu draftin. Nuk mundet që në vend të Kosovës  me propozu Draftin e Asociacionit Bashkimi Evropian”, tha ai.

“Kjo i bjen që BE me ia grabit një kompetencë shtetërore Kosovës. Një kompetencë për të cilen dhe vet Brukseli në negociatat që i ka organizuar vet i ka të shkruar në njëren prej mareëveshjeve. Sipas marrëveshjeve të arritura të deritanishme dhe procesit që ka shku Kosova e ka të drejtë. Kosovës i garantohet e drejta që me paraqit Draft Statutin e Asociacionit. BE- ja  tash mund të na kritikojë të na thotë jeni vonuar ju shumë, nuk e  keni paraqitur draftin e  Asociacionit. Ne mund t’i themi a ka pas afat preciz deri kur duhet me paraqit. Ma shumë është varë nga dinamika kohore e negociatave. Ndoshta ne mund ta pranojmë kritiken që jemi vonuar,  por vonesen nuk do të thotë me ia marr kompetencen Kosovës, tash me thanë prej këtij momenti nuk e ke këtë kompetencë për me propozu draftin e asociacionit.  Jo që nuk është fer ndaj kosovës, por është një qasje shumë diskriminuese”, ka thënë Konjufca..

Sa i përket masave Konjufca ka thënë se ato duhet të largohen. Ne ndodhemi në një situatë ku Serbia e ka hedhur poshtë marrëveshjen e Ohrit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit