Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik të planifikuar mes dy shteteve rrezikon sigurinë dhe mirëqenien afatgjate të Kosovës
“Pezullimi i këtij dialogu strategjik ende pa filluar përbën një goditje të rëndë, të panevojshme dhe plotësisht të evitueshme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Duke e pasur parasysh rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të ShBA-së në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë, ky njoftim përbën rrezik për sigurinë dhe mirëqenien afatgjate të Republikës së Kosovës. Situata rëndohet edhe më tepër duke marrë parasysh destablitetin gjeopolitik që mbretëron në Evropë dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagim të GLPS-së të premten.
Siç thuhet në komunikatë, fillimi i dialogut strategjik do të shënonte hap të rëndësishëm dhe do të shtronte rrugën drejt marrëveshjes, si një nga format më të larta të bashkëpunimit mes Amerikës dhe një vendi tjetër.
“Në kohën kur do të duhej të diskutonim se si të zihej hapi me vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për arritjen e partneriteti strategjik me ShBA-të, fatkeqësisht po përballemi me distancim të saj nga procesi i konsolidimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet në reagim të GLPS-së.