3 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Gllareva: Të gjithë mjekët e papunë do të punësohen, shëndetësisë do t’i kthehet dinjiteti

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva, ka prezantuar zotimet e partisë për sektorin e shëndetësisë, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe ministrin e Shëndetësisë. Ai tutje tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kapur bordin e shkollimit specialistik dhe ka dëmtuar sistemin shëndetësor.

“Të gjithë mjekët që janë pa punë do të punësohen. VV-ja e ka kapur bordin e shkollimit specialistik. Ne do t’ia kthejmë dinjitetin mjekut dhe do ta çmojmë si profesionist. Do të ketë uniforma, standarde dhe barna për t’ua ofruar pacientëve.Çdo vit do të nxjerrim të dhëna se sa mjekë dalin në pension dhe, në bazë të kësaj, do të hapim kuota për shkollim specialistik,” tha ndër tjera Gllareva në ”Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit