Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva, ka takuar banorët e Nekocit, ku është zotuar se do t’i përfaqësojë denjësisht në Kuvendin e Kosovës.
“Ata janë të vendosur të më besojnë në këtë garë, dhe unë kam premtuar që do i përfaqësoj denjësisht”, ka shkruar Gllareva në Facebook.
Mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në dy takime të rëndësishme. Në Nekoc, bashkë me kandidatin Rashit Qalaj, u takuam me qytetarë të angazhuar për të ardhmen e vendit.
Ata janë të vendosur të më besojnë në këtë garë, dhe unë kam premtuar që do i përfaqësoj denjësisht.
Takimi i dytë në Menari Group u fokusua në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve vendore.
#PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59






