7.3 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Gllareva takohet me banorët e fshatrave të Drenasit: Mbështetja për mua dhe PDK-në, besëlidhje për të ardhmen

- Advertisement -

Sonte Çikatova e Vjetër, Dobroshefci dhe Godanci folën me një zë. Një zë besimi, dinjiteti dhe shprese.

Kështu ka thënë kandidati i PDK-së për deputet me numrin 59, Bashkim Gllareva, pas takimit me banorët e këtyre fshatrave të Drenasit, duke shtuar se “Mbështetja juaj për mua si kandidat me numrin 59 dhe për PDK-në nuk është thjesht politike, është një besëlidhje për të ardhmen”.

“Mbështetja juaj për mua si kandidat me numrin 59 dhe për PDK-në nuk është thjesht politike, është një besëlidhje për të ardhmen. Është mesazh i qartë se këto fshatra nuk dorëzohen, nuk heshtin dhe nuk e humbin drejtimin. Në sytë tuaj pashë forcën e njerëzve që kanë qëndruar gjithmonë drejt. Në duart tuaja ndjeva përgjegjësinë për të mos ju zhgënjyer kurrë. Kjo rrugë po ecet Bashkë. Përpara. me kokën lart drejt fitores”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

#PDK130 #BedriHamza1 #BashkimGllareva59

Të ngjashme

Të fundit