Kandidati për deputet nga PDK me numrin 59, Bashkim Gllareva, ka thënë se sonte në përmbylljen e fushatës u dha dëshmia e qartë se PDK është forca e qytetarëve.
“Qindra qytetarë u bashkuan me ne, derisa më dhanë fjalën dhe mbështetjen e tyre për numrin 59 në listë. Ky nuk është vetëm një tubim përmbyllës, por një mesazh i fuqishëm për ndryshim, për zhvillim dhe për Kosovën që duam. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Gllareva në Facebook.
Postimi:
Sonte në përmbylljen e fushatës u dha dëshmia e qartë se PDK është forca e qytetarëve.
Një pjesëmarrje madhështore, energji pozitive dhe mbi të gjitha besim i jashtëzakonshëm për nesër.
Qindra qytetarë u bashkuan me ne, derisa më dhanë fjalën dhe mbështetjen e tyre për numrin 59 në listë.
Ky nuk është vetëm një tubim përmbyllës, por një mesazh i fuqishëm për ndryshim, për zhvillim dhe për Kosovën që duam.
Bashkë. Përpara.
PDK 130✔️ Prof.ass.Dr Bashkim Gllareva 59✅






