3.8 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Gllareva: Në Shkup u ngrit zëri për lirinë e çlirimtarëve të luftës së Kosovës

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva, ka thënë se sot në Shkup u ngrit zëri për lirinë e çlirimtarëve të luftës së Kosovës.

“Kjo protestë është thirrje për drejtësi, për të vërtetën historike dhe për respektimin e sakrificës së luftës së UÇK-së për t’i dal zot atdheut. Liria nuk është krim, lufta për të është gjithmonë e drejtë!”, ka shkruar Gllareva në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, në Shkup, u ngrit zëri për lirinë e çlirimtarëve të luftës së Kosovës. Ata që luftuan për dinjitet, për liri dhe për të drejtën për të jetuar të lirë, nuk mund të mbahen padrejtësisht.

Kjo protestë është thirrje për drejtësi, për të vërtetën historike dhe për respektimin e sakrificës së luftës së UÇK-së për t’i dal zot atdheut. Liria nuk është krim, lufta për të është gjithmonë e drejtë!

Drejtësi për çlirimtarët! SHKUP❤️

Të ngjashme

Të fundit