Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 79, Bashkim Gllareva, ka darkuar me kolegët e tij mjekë nga Drenasi para të cilëve është zotuar se do të jetë zëri i tyre.
“Të dielën shënjojmë mbi numrin 130 në të majtë, 1 dhe 59 në të djathtë të fletëvotimit, për cilësi në Shendetësi dhe kushte më të mira për mjekët e infermierët, si dhe pacientët”, ka shkruar Gllareva në postim në Facebook.
Darka me njerëzit me të cilët nisa ngritjen profesionale. Me kolegët e shëndetësisë së Drenasit, patëm biseda të përzemërta për kohën e kaluar së bashku, dhe mbështetjen që kanë ndaj meje në garën për deputet.
I urova një vit të suksesshëm, me shpresën që puna e tyre do vlerësohet çdo ditë e më shumë.
Në këtë garë jam edhe zëri i tyre, derisa mbështetja nga ta është jetike për këtë sfidë.
Të dielën shënjojmë mbi numrin 130 në të majtë, 1 dhe 59 në të djathtë të fletëvotimit, për cilësi në Shendetësi dhe kushte më të mira për mjekët e infermierët, si dhe pacientët.
Prof.ass.Dr Bashkim Gllareva 59✅






