-1.4 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

Gllareva e nis fushatën me homazhe te varri i Fazli Grajçevcit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Adem Jasharit

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit në nderim të atyre që kanë dhënë më së shumti për lirinë e Kosovës, jetën.

Ai ka shkruar në Facebook se “Rruga ime, është rrugë e nderit, përkushtimit dhe guximit për sfida”.

Postimi i plotë:

Fillimin e fushatës, po e nisi nga vendet ku ndërgjegjja ime, merr hov të ri, dedikim e zotim. Aty ku prehet në paqe daja im, Fazli Grajçevci, ishte vendi ku vendosa lule dhe u përkula bashkë me Tahirin dhe Arberin, mora frymë thellë për të kujtuar legjendën nën hijen e të cilit u rrita.

Pastaj shkova te Memoriali, pranë vendit ku prehen legjendat e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, kur si 15 vjeçar i pash për herë të parë emblemat e UÇK-së, dhe dëgjova kur thanë se për liri “kemi ardhë me vdek”.

Në Prekazin e legjendave, aty ku filloi Epopeja e UÇK-së dhe lavdia e Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari, u përkula, për të nderuar veprën heroike si asnjë tjetër në histori, në vendin ku filloi fundi i okupimit.

Në Morinë, te Memoriali ku prehen shumë dëshmorë të Drenicës.

Bashkë me Astritin pranë varrit të Prof. Emin Hasit, në nderim të kontributit në edukimin e gjeneratave dhe frymëzimin e pashoq, lutem që fëmijët e mi ta vazhdojnë rrugën e gjyshit.

Rruga ime, është rrugë e nderit, përkushtimit dhe guximit për sfida.

Bashkë. Përpara.

Të ngjashme

Të fundit