Bizneset janë shtylla e ekonomisë sonë dhe meritojnë mbështetje të vazhdueshme, dhe këtë gjë do ta bëjmë me Bedri Hamzën si kryeministër.
Kështu ka deklaruar kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva pas vizitës në Bau Market të cilin e ka vlerësuar si storie suksesi.
Bau Market, një storie suksesi në Kosovë dhe më gjerë, me pronar Bajram Gashanin.
Gjatë një vizite dhe bashkëbisedimi të ngrohtë me punëtorët dhe menaxhmentin, pata kënaqësinë të shpalos vizionin e PDK-së për përkrahjen e bizneseve vendore.
Ne e dimë se Bau Market është shembull i punës së ndershme, vizionit të qartë dhe përkushtimit afatgjatë, duke krijuar vende pune dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Biznese të tilla janë shtylla e ekonomisë sonë dhe meritojnë mbështetje të vazhdueshme, dhe këtë gjë do ta bëjmë me Bedri Hamzën si kryeministër.
Bashkë. Përpara.
#PDK130 #BashkimGllareva59






