Kandidati për deputet i PDK-së me numrin 59, Bashkim Gllareva, është takuar me banorët e Gllanasellës, Likoshanit dhe Gradicës, ku ka diskutuar me ta për kërkesat e tyre.
“Çdo kërkesë, çdo shqetësim dhe fjalë e thënë nga ju i mora seriozisht dhe i ngulita në mendje. Këto nuk janë premtime që harrohen, janë obligime që mbeten. Mbështetja juaj për mua si kandidat dhe për PDK-në është besim që peshon rëndë dhe që do të shndërrohet në punë konkrete”, ka shkruar Gllareva në profilin e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Gllarevës:
Sonte në Gllanasellë, Likoshan dhe Gradicë pata mundësinë të jem afër qytetarëve, të dëgjoj zërin e tyre pa filtër dhe pa distancë.
Çdo kërkesë, çdo shqetësim dhe fjalë e thënë nga ju i mora seriozisht dhe i ngulita në mendje. Këto nuk janë premtime që harrohen, janë obligime që mbeten.
Mbështetja juaj për mua si kandidat dhe për PDK-në është besim që peshon rëndë dhe që do të shndërrohet në punë konkrete.
Këto fshatra të Drenasit, gjithmonë kanë ditur çfarë kërkojnë dhe pse qëndrojnë.
Sonte e dëshmuan edhe një herë.
Faleminderit për sinqeritetin, për fjalën e drejtë dhe për besimin.
Rrugën Përpara. do ta ecim Bashkë. me vepra, jo me fjalë.






