Trajneri slloven, Primoz Gliha, ka thënë se Kombëtares së Kosovës i mungon mentaliteti, përgjegjësia dhe disiplina në lojë.
“Mentaliteti, përgjegjësia, disiplina në momentin kur lojtarët humbin topin. I kthehem edhe një herë Prishtinës, viteve 1983, 84, 85, kur unë si i fëmijë i shikojë ata si lojtarë Arbnor Morinën e të tjerët, ishin lojtarët të cilët kishin disiplinë dhe një qasje ndryshe ndaj fanellës dhe ndaj njerëzve që vinin për të shikuar futbollin. Sot rinia këtë e shikon nga një aspekte ndryshe, dhe ky është dallimi kryesor ndërmjet kohës kur luanim ne dhe sot”, thotë Gliha.