Ai ka kritikuar futbollistët kroatë, e në veçanti Marcelo Brozoviq.
“Të gjithë mendojnë se mund të luajnë deri në moshën 40-vjeçare”, ka thënë ai për mesfushorin e Al Nassr.
Gliha ka thënë se kroatët gabuan me qasjen në lojë pas shënimit të golit të dytë ndaj Shqipërisë. Ka thënë se nuk duhej të tërhiqeshin mbrapa.
“Ata donin që ndeshja të përfundojë sa më shpejt, por semafori nuk po shikohet, ka thënë Primoz Gliha për gazetën kroate të sportit “24 Sata” dhe ka shtuar: “Rezervat kanë luajtur për 10-she deri sa nuk filluan të kalkulojnë dhe aty filloi rënia”.
Duke komentuar kombëtaren kuqezi, ai tha se shqiptarët e kanë zakon që t’i nisin ndeshjet mirë, e më pas “u mbaron benzina”.
“Është traditë shqiptare, fillojnë fort e më pas u mbaron benzina, por është interesant se në fund ‘u ngritën nga të vdekurit’, ndërsa si u duk Kroacia në fund, ky është një problem i madh psikologjik. Trajnerët dikur thoshin ‘kurrë mos shiko tabelën e rezultateve’, thjesht përqendrohu te loja dhe mendo sikur ndeshja zgjat edhe 100 minuta që të mund të durosh. Atëherë kur shqetësohesh për semaforin dhe jo për lojën tënde, nuk je 100 për qind i sigurt për veten”, ka thënë ish-trajneri i Kosovës Primoz Gliha pas barazimit ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë (2-2).
Në vetëm dy minuta, Kroacia ktheu ndeshjen dhe kaloi në epërsi 2-1, por me mbarimin e kohës, shqiptarët bënë presion dhe arritën të barazojnë me golin e Gjasulës në minutën e pestë të kohës shtesë.
“Edhe Kroacia ‘u kthye nga të vdekurit’, pati shanse, por u munduan. Kur duhet të binin psikologjikisht, atëherë “të zjarrtë” u ngrit dhe çfarë ndodhi pas golit të dytë. Psikika është një çudi. Kur një lojtar i ri mendon se do të luajë më mirë kur të plaket, do të jetë më e lehtë, por asgjë nuk është më e lehtë. Një gabim i vogël, dekoncentrim, pyet veten “a ka mundësi të bëj një gabim të tillë në këtë moshë”. Ata donin që të përfundonte sa më shpejt kur ishte 2-1 dhe ky ishte ai gabimi i vogël” ka thënë ish-trajneri i Kosovës