-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

“Glauku nuk mundet me i duru Dejonen edhe Besnik Bislimin – po tallet me ministrin kryesor”, Olluri për deklaratën e Konjufcës për Sveçlen

- Advertisement -

Gazetari Parim Olluri ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës për Xhelal Sveçlën, ku thotë se  “Po ky Xhelali nuk është që këtij i ka shku mendja vetë për këtë punë, Albini i ka thënë për krejt çka i ka bë”.

Olluri në emisionin Pressing në T7 tha se Konjufca po tallet me ministrin kryesor të kësaj qeverie.

“Nuk është e logjikshme që numri 2 i VV me u tall me ministrin e Policisë, me pozitën kryesore në Qeveri gati. Edhe MPB e kësaj qeverie u kon kryesorja. Tash ky pe portretizon si trullan. Nën 2. Mundet me ndodh që e ka hup barabarin Glauku, e po flet palidhje kudo që po i jepet mundësia si ajo në RTK për administratën Biden, e treta: munet me kon edhe mos rusisht Xhelalin po e shtin në listë të zezë, unë veq po shtroj dilema. Mos rasisht ky po don me i ndihmu Xhelalin, me kallxu që Albini e ka shti Xhelalin mos e shtini njërin në listë të zezë pa faj. Pyetje po shtroj.

Besnik Bislimi u hjek nga nënkryetari i parë, pasi Glauku e ka kërku me kon nënkryetari i parë, pasi ky ska mujt me duru njërin që nuk ka fare vota. Krejt e dimë që Glauku, nuk mundet me duru Dejonën edhe Besnik Bislimin”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit