Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Kështu mëson klankosova.tv nga burimet e saj të larta brenda kabinetit të Konjufcës.
Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Hagë, u takua dje me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Më herët, në Hagë qëndroi edhe ministrja e Drejtësisë, por ajo nuk arriti të takohet me Thaçin e Veselin.
Konferenca e fundit mbi ecurinë e çështjes nga Dhomat e Specializuara ndaj Thaçit dhe të tjerëve, u mbajt më 20 maj.