6.3 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Glauk Konjufca priti në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias

- Advertisement -



Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias në përbërje Dan Meridor, James Hamilton dhe Michael Janssen, si dhe zëvendës shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankut Soykan.

 
Kryetari Konjufca i informoi të pranishmit në lidhje me agjendën e legjislativit dhe objektivat që pritet të realizohen gjatë këtij mandati, duke pasur si prioritet për nga rëndësia edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

 
Ai theksoi se Kuvendi, si organi më i lartë legjislativ i vendit, ka rol shumë të rëndësishëm në miratimin e kornizës ligjore dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Kreu i Kuvendit falënderoi Komisionin e Venecias për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës dhe vlerësoi rolin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit tonë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit