10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Glauk Konjufca përkujtoi masakrën e Izbicës

- Advertisement -

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Izbicë të Skënderajt, në 23-vjetorin e vrasjes së 147 banorëve të këtij fshati nga forcat pushtuese serbe. 

Masakra e Izbicës shënon një nga masakrat më të mëdha të kryera nga serbët gjatë luftës së Kosovës. Ndërsa sot kryetari Konjufca ka përkujtuar 23-vjetorin e kësaj masakre, ku më 28 mars të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve tjera përreth, veçuan 147 shqiptarë të pafajshëm, burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan mizorisht

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit